Lady Gaga, me armë në koncert

03/10/2012 12:20

Lady Gaga vazhdon të habisë fansat e saj gjatë turit botëror ‘Born This Way’. Pas pirjes së marijuanës në Amsterdam, këtë radhë, në koncertin e zhvilluar në Milano, këngëtarja u shfaq në skenë me një automatik në dorë.

26-vjeçarja ishte e veshur me të bardha dhe të jepte përshtypjen e një engjëlli derisa dalloje armën në dorë të cilën ia drejtoi disa herë publikut.

Më pas Lady Gaga shpalosi edhe një sërë kostumesh “nga të sajat” ku nuk mungonte kostumi i mishit që u bë i famshëm në vitin 2010.

Top Channel