Robert Downey Jr. i rikthehet punës

02/10/2012 16:00

Robert Downey Jr është rekuperuar nga një dëmtim në kavilje që pësoi gjatë xhirimeve të filmit ‘Iron Man 3’ në muajin gusht dhe tani është rikthyer në punë për pjesën e tretë të filmit me superheroin e famshëm.

Aktori interpreton për të tretën herë rolin e inxhinierit gjenial dhe miliarderit donzhuan Tony Stark, i frymëzuar nga librat me vizatime.

Filmimet rifilluan sërish ditën e hënë, në Florida të SHBA-së. Aktori u pa me kostumin e superheroit dhe shumë skena aksioni ai i xhiroi vetë pasi është i apasionuar pas arteve marciale.

Filmi, i cili pritet të dalë në kinema në maj 2013, sheh si protagonistë edhe emra të tjerë të mëdhenj të aktrimit si Gwyneth Paltrow, Ben Kingsley, Rebecca Hall dhe Guy Pierce.

Top Channel