Ben Affleck: Gruaja ime bën ligjin në shtëpi

02/10/2012 20:40

Ben Affleck është shprehur se në shtëpinë e tij ligjin e bën gruaja duke shtuar se një bashkëshort i mirë duhet t’i lërë në dorë kontrollin tek bashkëshortja.

“Të qënit një burrë i mirë përfshin të kuptuarit që në shtëpi shefi është gruaja dhe duhet të ndjekësh urdhërat e saj. Në këtë mënyrë unë dhe Jennifer (Garner) jemi shumë të lumtur me njëri-tjetrin”, shprehet aktori i famshëm.

Cifti i aktorëve hollivudianë kanë një djalë 6-muajsh dhe Affleck thekson se ndihet me fat dhe i lumtur që më në fund është bërë me një “shok” pas dy vajzave.

“Më ishte mbushur shtëpia me femra dhe jam i lumtur që më në fund do të kem një shok”, thekson Ben Affleck për ‘Acces Hollywood’.

Top Channel