Christina Aguilera nuk dëshiron të dobësohet

01/10/2012 09:10

Christina Aguilera ka folur hapur për problemet e saj me peshën dhe për presionin që i bëjnë drejtuesit e shtëpive diskografike për të qenë elegante.

Këngëtarja tha për revistën ‘Billboard’: “Gjatë promovimit të albumit Stripped në vitin 2002 u lodha së qëni elegante. Unë jam me origjinë ekuadoriane dhe jam e mbushur, por duket se njerëzit filluan të më shihnin si një vajzë amerikane: bjonde dhe me sy bojëqielli.”

“Kur më panë të shëndoshë për herë të pare, drejtuesit më thanë që duhej të dobësohesha patjetër sepse shëndeti im do të ndikonte tek i gjithë stafi për arsye se njerëzit nuk do të blinin më disqet e mia apo të vinin në koncertet e një vajze mbipeshë”, shton Aguilera.

Atëherë Aguilera u dobësua duke i bërë qejfin drejtuesve të shtëpive diskografike, por tani nuk do e bëjë më këtë gjë për promovimin e albumit Lotus.

“Ata duhet të dinë se trupi është imi dhe nuk i përket askujt tjetër. Kilogramët e mi të tepërt nuk rrezikojnë paratë e të tjerëve”, theksoi këngëtarja e cila do të nxjerrë në treg albumin e radhës më 13 nëntor.

Top Channel