Fico: Ende nuk kam folur me Ballotelin

29/09/2012 03:17

Raffaella Fico përgënjeshtron rikthimin sërish me Mario Balotellin. “Ne nuk jemi dëgjuar prej shumë kohësh”, thotë vajza, e intervistuar nga Piero Chiambretti në Radio2Rai, disa orë pas një komunikate me të cilën sulmuesi i Manchester City-t kishte njoftuar rikthimin e historisë së tyre të dashurisë.

“Unë nuk e di nëse ne do të kthehemi përsëri së bashku”,  tha showgirli. Ju duhet të pyesni atë. Natyrisht, që mua më vjen keq, sepse ai mbetet gjithmonë babai i krijesës që unë mbaj në bark”.

Më tej ajo tha se është ende e dashuruar me Balotellin, por nuk e di se si do të përfundojë.

Megjithatë, për një gjë, Raffaella Fico është e sigurt: “Paratë e tij mund t’i mbajë”, thotë për Radio2. Unë vetëm dua qetësi për fëmijën tim, kështu që do të ishte mirë që djali ynë të kishte mundësi të njihte edhe të atin”.

Top Channel