Talenti muzikor i aktores Anne Hathaway

28/09/2012 14:45

Aktorja Anne Hathaway, e cila do të interpretojë në filmin muzikal “Të Mjerët”, do të tregojë talentin e saj si këngëtare në Public Theater të Nju Jorkut.

Sipas ‘Aceshowbiz’, 29-vjeçarja do të prezatojë një koncert më datë 24 tetor ku do të performojë edhe vetë 2-3 këngë.

“Jam e lumtur që do të mblidhemi në Public Theater në një mbrëmje të veçantë për të mbështetur misionin e teatrit në shoqëri”, lexohet në një komunikatë të aktores amerikane.

Top Channel