Johnny Depp luan rolin e një indiani të vjetër në filmin ‘Lone Ranger’, skenat e të cilit po xhirohen në Los Angeles (SHBA).

Me veshjen tradicionale të indianëve të Amerikës, aktori i famshëm u duk shumë komod i hipur mbi kalë.

Filmi tregon historinë e një sherifi të maskuar (të interpretuar nga Armie Hammer) që së bashku me shokun e tij indian Tonto (Johnny Depp) lufton padrejtësitë në Perëndimin e Egër.

Puna për filmin ka nisur në muajin shkurt në Nju Meksiko dhe mendohet se do të përfundojë në muajin shtator.

Filmi pritet të shfaqet në vitin 2013.

Top Channel