Balotelli: Do kthehem me Rafaella Fico

28/09/2012 09:25

Pas shumë muaj polemikash dhe grindjesh, vjen surpriza nga Balotelli: “Kam vendosur ta riprovoj me Rafaella-n!”

“Më vjen keq për të gjithë ato që kanë ndodhur në muajt e fundit dhe mbi të gjitha për ato që janë shkruar. I kërkoj të gjithëve që të respektojnë jetën tonë private”, lexohet në komunikatën e sulmuesit italian të Manchester City.

SuperMario i kishte kërkuar Rafaella-s, e cila pret një fëmijë, testin e ADN-së për të përcaktuar atësinë e fëmijës, por futbollisti thekson se rezultati i tij nuk ka të bëjë me këtë hap prapa.

“Testi nuk ka lidhje aspak me vendimin tim. Testin e ADN-së do ia kërkoja kujtdo”, shprehet Balotelli.

Top Channel