Nicole Scherzinger flirton me Chris Brown

27/09/2012 16:00

Disa foto kompromentuese janë publikuar në mediat rozë ku shihet Nicole Scherzinger duke flirtuar me Chris Brown, të dashurin e Rihanna, por këngëtarja e cila nga ana e saj është e lidhur me pilotin e Formulës 1, Lewis Hamilton, hedh poshtë zërat se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

Brown dhe Scherzinger u panë në një klub nate në Hollivud duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit e madje në një foto dallohet që janë duke u puthur.

Një zëdhënës i ish-pjesëtares së grupit Pussycat Dolls u shpreh për ‘Daily Mail’: “Fotot tregojnë dy miq të vjetër që po përpiqen të flasin në një ambient me shumë zhurmë. Ata nuk po putheshin.”

Top Channel