Zbulohet sekreti i Salma Hayek

26/09/2012 17:30

Prej vitesh ka befasuar gratë në të gjithë botën me aftësinë e saj për të mos u plakur, por tashmë sekreti i aktores Salma Hayek duket se është zbuluar.

46-vjeçarja u fotografua gjatë një dreke në shoqërinë e miqve të saj në Romë, gjatë së cilës ajo konsumoi vetë sallatë frutash dhe kafe.

Sipas një të përditshme amerikane rozë, fillimisht aktorja kërkoi një pjatë makarona, por më pas ndërroi mendim, duke i gjykuar si shumë të rënda dhe vendosi të përqendrohej tek frutat.

Pas përfundimit të drekës, aktorja meksikane porositi një tiramisu si ëmbëlsirë, por hëngri vetëm dy lugë prej saj.

Me sa duket, është pikërisht ky kontroll i kujdesshëm që Hayek i bën linjave të saj ai që e lejon të jetë kaq e shëndetshme edhe pas 46 vitesh jetë.

Top Channel