Milla Jovovich, e bukur edhe pa tualet

26/09/2012 14:00

Milla Jovovich, edhe pse pa tualet dhe një veshje që të tërheqë vëmendjen, duket e mrekullueshme në rrugët e Beverly Hills.

Modelja dhe aktorja që ka mbushur 36 vjeç vazhdon të jetë një nga femrat më të preferuara të Hollivudit dhe nga këto foto kuptohet pse.

Rusja është bërë e famshme në botën kinematografike falë sagës horror ‘Resident Evil’, ku është protagonistja kryesore. Kohët e fundit është shfaqur edhe filmi i pestë me titull ‘Resident Evil: Resurrection’.

Duke folur për filmin, Milla është shprehur kohë më parë për ‘LA Times’: “Filmi ka evoluar me kalimin e kohës. Nuk është se po përsërisim të njëjtat gjëra. Po sjellim në çdo film diçka të re dhe kjo e bën publikun të jetë i interesuar.”

Top Channel