Madonna u ka bërë thirrje fansave të saj të votojnë për Barack Obama ose siç u shpreh këngëtarja për “myslimanin e zi në Shtëpinë e Bardhë”.

Në fakt Obama është praktikues i fesë së krishterë, por ndoshta Madonna ka bërë shaka me amerikanët që besojnë se ai është i fesë islame.

Mbretëresha e pop-it e bëri këtë deklaratë gjatë koncertit të saj në Uashington, ditën e hënë. Gjithashtu Madonna kishte vizatuar në kurriz emrin “Obama”.

“Votoni për Obamën, dakord? Mirë apo keq, ne kemi një mysliman të zi në Shtëpinë e Bardhë. Është e pabesueshme. Kjo do të thotë që në këtë vend ka shpresë”, tha Madonna.

 

Top Channel