Puna “e vështirë” e Di Caprios

25/09/2012 17:20

Të nisësh javën e punës në një jaht luksoz, përkrah dy biondeve me rroba banjo, do të ishte një ëndërr për këdo, por jo për Leonardo Di Caprion.

Për aktorin, ky është realiteti i jetës së tij, ndërsa xhiroi të hënën skena të filmit të tij të ri, “The Wolf of Wall Street”, në të cilin ai luan rolin e një spekulatori burse.

37-vjeçari, i veshur me një bluzë të bardhë të ngjashme si ato të lojtarëve të golfit, u fotografua duke pirë verë në shoqërinë e bashkëprotagonistit Kyle Chandler, përpara se të bënte qesharakun duke luajtur me disa gafore të gatuara.

Në filmin e Martin Scorseses, i cili pritet të jetë një sukses i vërtetë pas hedhjes së tij në treg, ylli i “Titanic” luan rolin e krijuesit të një skeme piramidale brenda bursës së Nju Jorkut, në vitin 1987.

 

Top Channel