Michael Buble, rënie dramatike në peshë

25/09/2012 15:20

Është i njohur për zërin fantastik dhe baladat e mrekullueshme, por tani Michael Buble do të bjerë në sy edhe për elegancën e tij.

Këngëtari kanadez u shfaq shumë i dobësuar në një spektakël mode në Itali ditën e hënë. 37-vjeçari kishte ndryshuar shumë nga viti i kaluar, kur kaloi disa ditë pushime në Barbados me shumë kilogramë të tepërta.

Ndoshta arsyeja e këtij ndryshimi është martesa e tij me modelen argjentinase Luisana Lopilato.

Michael Buble është martuar me 25-vjeçaren në mars të vitit 2011.

Top Channel