Bradley Cooper rikthehet me Zoe Saldana

24/09/2012 12:20

Bradley Cooper dhe Zoe Saldana janë rikthyer sërish bashkë gjashtë muaj pasi u ndanë.

Aktori i ‘The Hangover’ dhe aktorja e ‘Avatar’ u ndanë në mars vetëm pas 3 muajsh lidhjeje. Aktorët u njohën në sheshxhirimin e filmit ‘The Words’.

Burime për media të ndryshme rozë theksuan në atë kohë se historia Cooper-Saldana nuk ka qenë kurrë serioze e për këtë arsye ndarja nuk ishte aspak e vështirë për asnjërin.

Tashmë duket se yjet hollivudianë po tentojnë sërish të bëjnë të funksionojë lidhjen e tyre.

Top Channel