Foto/ Veshja që tërhoqi gjithë vëmendjen, Charlize Theron shfaqet me një look të ri në turin botëror të “The Odyssey”
Paris Hilton zgjodhi plazhin, për të kaluar këtë moment në të cilin është vendosur në qendër të kritikave nga komuniteti i homoseksualëve.
Gjatë javës, një uebsajt amerikan publikoi një videokasetë të xhiruar në mënyrë ilegale, në të cilën Hilton aludonte se “praktikisht çdo homoseksual është i sëmurë me HIV”.
Reagimi ekstrem i 31-vjeçares, e njohur si këngëtare, “shoë-girl” dhe trashëgimtare e rrjetit të famshëm të hoteleve “Hilton”, u bë pasi një miku i saj në taksi, i foli për një aplikacion kompiuterik, që lejon të gjithë homoseksualët të gjejnë njëri-tjetrin në hartë, duke komunikuar kështu me homot më parën vetes.

Biseda personale, sipas Hilton ishte nxjerrë nga konteksti, por ajo kërkoi gjithsesi ndjesë për komentet e bëra.
Megjithatë, komuniteti LBGT reagoi në mënyrë të ashpër ndaj Paris, duke e akuzuar për ksenofobinë e treguar.
Si rrjedhojë, për të rifituar forcat, Hilton vendosi që të shkëputej dhe të shijonte plazhet e Hauait, së bashku me të dashurin e saj.

Këto pushime, ndërkohë shërbyen edhe për të treguar linjat pothuajse perfekte të 31-vjeçares,
Top Channel