Homer Simpson voton për Romney…

21/09/2012 20:00

Në vitin 2008 donte të votonte për Barack Obama, por makina elektorale e trukuar e detyroi t’ia jepte preferencën e tij senatorit John McCain.

Ndërsa këtë vit Homer Simpson ka zgjedhur Mitt Romney, edhe pse pastaj është penduar. Protagonisti i serisë së famshme televizive, sezoni i 24-ët i të cilit nis më 30 shtator, po merret me zgjedhjet.

Një spot i shkurtër publicitar tregon serinë kur Homer shkon për të votuar. I pavendosur mes Obama dhe Romney, ai zgjedh këtë të fundit, por më pas ndërron mendje.

Top Channel