Eva Longoria ka pozuar nudo për librin ‘Asleep’ duke treguar anën e saj më të mirë.

Fotografi Jork Weismann ka fotografuar edhe aktorë të tjerë të famshëm si Orlando Bloom e Justin Theroux si dhe këngëtarin Usher, por Longoria është ajo që tërheq më shumë vëmendjen.

Edhe pse në moshën 37-vjeçare, një nga protagonistet e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara” është në formë të shkëlqyer.

“Bëj stërvitje çdo mëngjes dhe nuk ha shumë karbohidrate. Gjithashtu nuk përdor sheqerin”, deklaronte në një intervistë për revistën ‘Look’.

Top Channel