Këngëtarja Mariah Carey publikoi në profilin e saj në rrjetin social Twitter fotot e dy vogëlushëve të saj binjakë 17-mujorsh.

Në foto tregohet Monroe duke u përpjekur të puthë vëllain e saj Moroccan dhe me komentin e këngëtares “ti më do shumë dhe mos e harro këtë!” (You love me and don’t forget it!).

Fotoja është shkrepur përballë një dritareje panoramike ndërsa binjaku Moroccan tregohet i gatshëm të presë dashurinë e së motrës.

Carey aktualisht është e angazhuar me sezonin e saj të parë si pjesë e jurisë së American Idol. “Pas dy ditësh punë pa pushim me audicionet e American Idol, një ditë pushime e më pas sërish në punë”, shkruajti po në Twitter këngëtarja.

Top Channel