Komentet homofobe të Paris Hilton

20/09/2012 18:00

Vajza e famshme e “reality-show” në SHBA dhe trashëgimtarja e një prej rrjeteve më të mëdha hoteliere në botë, Paris Hilton, është vendosur nën kritikë për disa komente homofobe të bëra në shtypin amerikan.

31-vjeçarja, në një prononcim të siguruar nga “Radaronline”, shprehu besimin e saj befasues se “shumica e homoseksualëve, me siguri janë të infektuar nga virusi HIV”.

Deklarata, e cila u cilësua “homofobe dhe diskriminuese” nga organizatat e komunitetit gay, u bë gjatë një bisede private në një taksi, gjatë javës së modës në Nju Jork, në fillim të shtatorit.

Biseda me Paris u regjistrua në mënyrë klandestine dhe u publikua nga faqja amerikane e lajmeve.

Ajo po komunikonte me një shokun e saj homoseksual, i cili e shoqëroi në një festë pas një sfilate.

Komenti i Hilton u bë ndërsa miku i saj nisi t’i tregonte për një aplikacion, i cili të lejon nëpërmjet celularit apo një kompiuteri, që të gjesh vendndodhjen e homoseksualit apo biseksualit më të afërt, i cili mund të kontaktohet lehtësisht me chat.

Top Channel