Rikthehen tatuazhet “barbare” në vendet e Paqësorit

17/09/2012 11:45

Dikur është ndaluar nga misionarët e krishterë si një zakon barbar, por tradita e të bërit tatuazhe në mënyrën tradicionale është kthyer në Ishujt Kuk.

Arti i të vizatuarit të trupit ka qenë një zakon në kombe të Paqësorit si Ishujt Kuk, Tonga, Tahiti dhe Samoa para ardhjes së të krishterëve në shekullin XIX. Vetë fjala tatuazh ka ardhur nga termi “tatau” që përdornin banorët e këtyre zonave.

Këto tatuazhe bëhen me skapello kocke dhe përdoreshin nga meshkujt e Polinezisë të cilët mbulonin pothuajse të gjithë trupin. Sipas ‘Daily Mail’, kjo traditë e dhimbshme është rikthyer tashmë fuqishëm në këto vende me ndihmën e disa personave që e kanë trashëguar “zanatin” nga të parët e tyre.

Të krishterët nuk e shihnin me sy të mirë këtë traditë sepse mjetet që përdoreshin nuk ishin të përshtatshme dhe figurat i konsideronin kundër fesë së tyre.

Top Channel