Nju Jork, “spektakël” nga WC-të e hotelit

17/09/2012 13:00

Vizitorët që përdorin tualetin në katin e 18 të një hoteli në Nju Jork kanë një panoramë të shkëlqyer sepse muret rrethuese janë prej xhami, por kalimtarët poshtë nuk mund të thonë të njëjtën gjë.

Gjithsesi, “publiku” ndalon për të parë dhe shpesh edhe fotografon njerëzit që kryejnë nevojat personale në tualetin e hotelit.

“Isha në tualet dhe pashë njerëz poshtë që më përshëndesnin me duar. Kur je i ulur në WC nuk pret që njerëz të panjohur të të vështrojnë”, shprehet një nga vizitorët e hotelit për ‘New York Daily News’.

“Kishte disa të tjerë që nisën të bënin foto dhe aty kuptova që po më shikonin mua. Mendoja se xhamat nuk ishin të tejdukshëm”, shton vizitori australian.

Por, një 26-vjeçare ishte e kënaqur nga komunikimi me njerëzit poshtë: “Nuk e kam problem të më shikojnë kur urinoj. Ata u kënaqën duke më parë mua dhe unë u kënaqa duke parë ata.”

Top Channel