Nëse do të shihni me vëmendje këto foto do të vëreni që në to ka disa njerëz të kamufluar shumë mirë me ambientin.

“Kamuflazhi urban” është një ekspozitë e Carolyn Roper e cila është një artiste që ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të paraqitur artin e saj tek publiku.

Ajo ka vizatuar njerëz në autobus, pranë një taksie në Londër apo në mes të një marketi fruta-perimesh duke i bërë njësh me mjedisin përreth.

Top Channel