Bruksel, ekspozita e 100-vjetorit

17/09/2012 00:00

U hap në Bruksel ekspozita “EuroAlbanian Contacts”, një nismë e Partisë Socialiste në bashkëpunim me arkitektin Artan Shkreli dhe publicistin Artan Lame.

Në ekspozitë shfaqen për publikun europian dhe atë shqiptarë, 50 harta historike të trojeve arbërore ndër shekuj. Vec kësaj, është menduar edhe për ekspozimin 100 botimeve europiane dhe ndërkombëtare që flasin për Shqipërinë.

Organizatorët thonë se ekspozita është një nismë që synon promovimin e imazhit të Shqipërisë në Europë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Top Channel