Apple arrin rekord shitjesh të iPhone 5

15/09/2012 00:00

Brenda një ore që ka nisur shitjen online të versionit të ri, iPhone 5, i
cili pritet të dalë në shitje në dyqanet e Apple më 21 shtator,
kompania ka arritur rekord duke i shitur të gjithë telefonët me porosi.

Dyqani online, që kishte nisur shitjen me porosi të telefonëve, bëri me dije, pas një ore, se porositë e reja nuk do të mund të jenë në dispozion deri më 28 shtator, një javë pasi që smartphone zyrtarisht do jetë në dispozicion nëpër dyqane.

Gjenerata e gjashtë e iPhone përmban një ekran më të madh se paraardhësit dhe është thënë se do të jetë dy herë më e shpejtë, si dhe mundëson qasje në rrjetin e avancuar LTE, aty ku është në dispozicion.

Top Channel