Ndërron jetë sportisti më i shkurtër në botë

13/09/2012 16:30

Sportisti më i shkurtër në botë ndërroi jetë ditën e enjte në moshën 23-vjeçare.

Aditya “Romeo” Dev, një “bodybuilder” me gjatësi prej 80 centimetrash dhe me peshë prej vetëm dhjetë kilogramësh, ndihej në formë të shkëlqyer dhe ishte stërvitur si çdo ditë, përpara se të humbte ndienjat gjatë mbrëmjes.

Ai humbi jetën në spital në krahinët e Punjabit në Indi dhe mjekët përcaktuan se Dev kishte vuajtur një hemoragji në tru, si rrjedhojë e një sindrome nga e cila vuante prej disa vitesh.

”Ndonëse mjekët na kishin paralajmëruar se me gjendjen e tij fizike mund të mos jetonte shumë gjatë, kjo është një humbje katastrofike për familjen tonë. Do ta vajtojmë gjithmonë humbjen e Dev, njeriut që na bënte të gjithëve të buzëqeshur dhe të lumtur”, deklaroi babai i tij i hidhëruar në një gazetë vendase.

Ndonëse Dev lindi me një formë të rrallë të nanizmit, ai nuk e ka asjëherë sëmundjen që ta mposhte.

Ndonëse peshonte pak më shumë se nëntë kilogram, 23-vjeçari arrinte të ngrinte girat 1,5 kilogramësh, të bënte paralele dhe kishte punuar shumë për të krijuar një formë të plotë muskulore, ashtu si një “bodybuilder” i vërtetë.

Top Channel