Francë, meshkujt “shiten” në vitrina

12/09/2012 10:00

Një faqe interneti takimesh franceze ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të lehtësuar gjetjen e një partneri për femrat.

AdopteUnMec.com ka hapur një dyqan ku meshkujt qëndrojnë në vitrinë, të mbyllur në kutia të mëdha si kukullat Barbie e ku mund të vëzhgohen mire nga partneret e tyre të ardhshme.

Ky dyqan “udhëtues” do të qëndrojë për dhjetë ditët e ardhshme në Paris e më pas do të “vizitojë” edhe Tuluzën, Lionin dhe Brukselin (Belgjikë).

AdopteUnMec.com është një faqe ku meshkujt dërgojnë të dhënat e tyre dhe komunikojnë me një femër vetëm nëse përzgjidhen nga ajo.

Top Channel