“Magjia e zezë” la portierin pa ekip dhe impotent

11/09/2012 16:15

Gruaja e një ish-portieri të Premier League beson se ishte mallkimi i një shtrige ai që i dha fund në mënyrë të parakohshme karrierës së bashkëshortit të saj në futboll dhe që ndikoi gjithashtu në mbetjen e tij impotent.

Richard Kingston, futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e Ganës dhe ish-portieri i Birminghamit, Uiganit dhe Blekpulit në elitën e futbollit anglez, ka mbetur pa klub që prej një viti dhe nuk grumbullohet më në kombëtare, ndonëse nuk ka deklaruar tërheqjen e tij nga futbolli.

Në një intervistë në një televizion Nigerian, Adelaide Taëiah Kingston paraqiti arsye “paranormale” për problemet e bashkëshortit të saj 34-vjeçar.

”Shpirtrat e këqinj e pushtuan pas një meshe në kishë dhe që prej asaj dite nuk ka qenë më kurrë i njëjti. Brenda ditës, humbi aftësitë e tij seksuale dhe ato sportive. Ai vazhdon të jetë i zotëruar nga magjia e zezë”, u shpreh Adelaide gjatë intervistës.


Zonja Kingston është vendosur edhe më parë në qendër të vëmendjes, kur gjatë Botërorit të vitit 2006 denoncoi një propozim që i kishin bërë bashkëshortit të saj, për të lejuar Çekinë të fitonte në njhë takim eliminator, në këmbim të 300 mijë dollarëve.

Portieri pati refuzuar atëherë atë propozim, duke u shndërruar në një idhull në vendin e tij.

Top Channel