Shfaqja spektakolare e koreano-veriorëve

10/09/2012 12:40

Plot 100 mijë persona kanë marrë pjesë në Festën e Pavarësisë së Koresë së Veriut duke krijuar një spektakël magjik.

Lëvizjet e sinkronizuara të njerëzve krijonin figura të ndryshme në ditën që përkoi edhe me lojërat kombëtare, një nga të paktat eventet publike në vendin komunist.

Provat për shfaqjen nisin 3-4 muaj para dhe përzgjedhja është shumë e rreptë. Duke qenë se ka ushtrime të vështira, vetëm gjimnastët më të mirë arrijnë të marrin pjesë në koreografitë e ndërlikuara.

Pjesa tjetër e njerëzve qëndrojnë në sfond dhe shërbejnë edhe si rezerva nëse gjatë shfaqjes ndodh ndonjë incident me gjimnastët kryesorë.

9 Shtatori është festa më e madhë kombëtare në Korenë e Veriut, ajo që përkujton themelimin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë në vitin 1948.

Top Channel