Në foto po shihni një çift të zakonshëm që ka një kafshë shtëpiake që askush tjetër nuk do e mbante. Magda dhe Japie Bienaar rrisin në shtëpinë e tyre një gepard me emrin Jolie.

Gepardi ka një miqësi të fortë edhe me qenin e familjes, një pastor gjerman me emrin Franky.

“Unë gjithmonë kam qenë kundër idesë për të “adoptuar” një gepard, por bashkëshorti im u tregua shumë këmbëngulës dhe nëpërmjet vëllait të tij e gjeti mënyrën të ma sillte në shtëpi”, thekson Magda.

Por, tashmë gruaja afrikano-jugore është e lumtur që familja është shtuar me këtë kafshë grabitqare.

“Është bërë shumë e famshme. Gjatë fundjavave njerëzit vijnë në shtëpinë tonë për të bërë foto me të”, tregon Magda.

Edhe pse i zbutur, gepardi nuk është aspak i disiplinuar: “Bën shumë rrëmujë në shtëpi, urinon kudo dhe kafshon çdo gjë.”

Top Channel