Fëmijët dhe stresi i rifillimit të shkollës

10/09/2012 18:40

Janë vetëm 6 vjec dhe do t’u duhet të nisin një jetë tërësisht të re, me orare të reja dhe  zakone tërësisht të reja.

Flasim për vogëlushet që tashmë u janë drejtuar bankave për herë të parë, e që për herë të parë do të përballen me disiplinën, oraret e zgjatura në klase dhe një përqendrim për një kohë të gjatë.

E gjitha kjo përkthehet në një ngarkesë shumë herë më të madhe mendore dhe fizke. A është kjo grupmoshë e përgatitur për t’u përballur me gjithë këtë ndryshim?

Studimet e ndryshme dhe praktika thonë që po. Por gjithsesi, përvec fazës parapërgatitore ajo cka lypet është shëndeti i mirë i fëmijës. Mirëqënia fizike është kyci që një fëmijë të përballet me gjithë këtë sfidë të re.

Përpara këtij hapi të madh, prindërit duhet t’i japin një rëndësi të vecantë vlerësimit të gjendjes shëndetësore të fëmijës, për të qenë të bindur mbi aftësimin e tij gjatë mësimeve.

Që ai të mos jetë një problem për veten, mësuesen dhe shokët, duhet që së paku të testohet për aftësinë dëgjimore dhe pamore, për aftësinë e përqendrimit, kjo e fundit e lidhur ngushtësisht edhe me gjëndjen e përgjithshme shëndetësore.

E gjitha kjo, mund të mos jetë një praktikë e detyrueshme për pranimin e fëmijës në shkollë, por bëhuni ju vetë përgjegjësit për të pasur në kontroll aftësimin e fëmijës në shkollë. Një mendje e shëndetëshme rritet vetëm në një trup të shëndetshëm.

Ndërsa në studion e Pasdites, Ardita Selmani foli për stresin që mund të kalojnë fëmijët që nisin ditën e parë të shkollës. Sipas saj, sot ofrohen mënyra të ndryshme dhe më të thjeshta për prindërit në mënyrë që fëmijët e tyre të përballojnë me sukses ndryshimin e ambientit, si dhuratat apo blerjet e mjeteve shkollore.

Top Channel