Bukuroshja e fjetur dhe princesha e kaltër

10/09/2012 16:50

Frymëzuar nga përralla e “bukuroshes së fjetur”, artisti ukrainas, Taras Polataiko hapi “punimet” e tij të radhës në Muzeun Kombëtar Ukrainas në Kiev.

“Objektet” e tij ishin 5 vajza, në gjume të thellë, në pritje të puthjes nga “princi i kaltër që do t’i zgjonte. Por çudia ndodhi të premten, kur njëra nga “bukuroshet e fjetura” u zgjua pas puthjes së dhënë nga një tjetër grua.

Çudia nuk mbaron këtu. Më saktë, këtu nis. Tashmë “bukuroshja e fjetur” dhe “princesha e kaltër” që e zgjoi atë me puthjen e saj, duhet të martohen së bashku. Ky është një ndër kushtet e vendosura në kontratën e hartuar nga vetë artisti ukrainas, e firmosur nga pesë “bukuroshet e fjetura” por dhe nga vizitorët e muzeut që pranojnë të provojnë “fatin” e më një puthje të zgjojnë “bukuroshen”.

Pengesa: ligji ukrainas ndalon martesën mes personave të të njëjtit seks…kështu që të paktën ligjërisht “bukuroshja e fjetur” dhe “princesha e kaltër” nuk do të mund të martohen së bashku.

Top Channel