Ata avokatë, të cilët nuk kanë mbushur dhjetë deri në 15 vjet në fushën e jurisprudencës do të jenë të përjashtuar në mënyrë kategorike nga proceset gjyqësore në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo është një nga risitë e projektligjit të ri për avokatinë që pritet të kaloje ne parlament brenda ketij muaji.

Por ndryshimi me thelbësor në ligjin për avokatinë ka të bëjë me komitetin e dispilinës, i cili tashmë pritet te jete efektiv per masat ndaj avokateve qe behen shkak per zvarritjen e proceseve gjyqesore.

Për herë te pare ne komitetin dispilinor qe do te shqyrtojë ankesat per avokatet do te jene te perfshire 6 avokateve te zgjedhur me votim te fsehte, edhe nje perfaqesues nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, një tjetër nga Ministria e Drejtësisë , nga bota akademike dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Riformatimi i këtij komiteti ka qenë në fakt gjithë ngërci i mos shqyrtimit ne kohë të ankesave të gjyqtareve për rastet kur avokatet e shperfillnin gjyqesorin.

Kryetari i krimeve te rënda, Sander Simoni i cili shpesh ka ngritur zërin për mbajtjen peng të disa proceseve të bujshme për shkak të avokatëve shpjegon pritshmëritë për ligjin e ri.

“Arsye mosshqyrtimit të ankesave të gjyqtarëve apo të palëve të tjera ndaj sjelljeve abuzive të avokatit sipas Dhomës Kombëtare të Avokatisë deri tashmë kishin për justifikim mënyrën e ndërlikuar të këtyre ankesave dhe të mënyrës të funskionimit të komisioneve brenda Dhomës të Avokatisë, sipas ndryshimeve të viti 2008. Ndërsa tani nga pikëpamja strukturore këto komisione janë organizuar dhe konturuar sipas Dhomës së Avokatisë.  C’ka tashmë për këtë dhomë është më e lehtë shqyrtimi i ankesave apo cilat sjellje mund të disponohen nga këto komisione.  Pra procedura e ushtrimit disiplinor ndaj avokatëve është thjeshtësuar sipas vetë Dhomës Kombëtare së Avokatisë”, tha Sander Simoni, kryetar i krimeve të rënda.

Mes ndryshimeve në ligj janë shtuar edhe subjektet  që mund te bejne ankese ndaj avokatit, ku pervec gjykatave mund te ankohet edhe prokuroria, vete i pandehuri, cdo person i interesuar qe pretendon se eshte demtuar nga sjellja e veprimet e avokatit, ministri i drejtesise, organet tatimore dhe cdo organ tjeter shteteror. mes masave dispilnore  pervec gjobave deri ne 50 mije leke edhe heqja e te drejtes per te ushtruar profesionin, kompensim deri ne vleren 100 mije leke per ankuesin, si dhe urdherimi i avokatit per te bere provim brenda nje kohe te caktuar lidhur me etiken profesionale.

“Tashmë besoj që nuk ka arsye të justifikueshme për të zvarritur më proceset gjyqësore. Ky është mendimi i avokatëve dhe dhomës së avokatisë, por edhe nga disa misonieve të huaja. Tashmë sipas ligjit për avokatinë gjyqtarët janë subjekt i cili mund të ushtrojë kërkesë për procedurë disiplinore ndaj sjelljes së avokatëve, dhe komisionet përkatëse brenda dhomës së avokatisë detyrohen domosdoshmërisht ta shqyrtojnë këtë kërkesë”, tha Sandër Simoni.  

Top Channel