Udhëtim në qendër të tokës

07/09/2012 19:00

Një grup prej 200 alpinistësh dhe eksploruesish kurajozë francezë dhe britanikë, ndërmorën një aventurë, sa të rrezikshme aq edhe të bukur. Ata zbritën në një mijë metër në thellësi të tokës, në shpellën “Gouffre Berger” në jug-lindje të Francës, e njohur ndryshe si “shpella e vdekjes”.

Në të shkuarën 6 eksplorues kanë humbur jetën në përpjekje për të zbardhur misteret e kësaj shpelle.

Por imazhet e sjella nga ekspedita masive e fundit, tregon se me sa lehtësi grupi i eksploruesve francezë dhe britanikë kanë shëtitur në nëntokë.

Fotot janë të rralla dhe të sjellin në mendje skenat e filmit “Udhëtim në qendër të tokës”, filmi aventuresk me protagonist aktorin Brendan Fraser.

Top Channel