Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një tur special turistik dhe sportiv ka mberritur ne Sarande. Kompania
gjermane FTI ka organizuar udhetimin e nje grupi te madh prej 400 vetesh
nga qytetet te ndryshme te Gjermanise, nga te cilet 210 prej tyre
pershkuan me biçikleta itinerarin Sarande-Butrint.
Udhetimi i tyre eshte bere nën sigurinë e forcave të rendit si dhe nga disa autoambulanca te shërbimit te shëndetit publik. Organizatore e ketij udhetimi turistiko-sportiv eshte TV publik Bavaria dhe Radio Bavaria. Gazetari i Radio Bavaria Lutz Baeucker shprehet se deshirojme t’u paraqesim njerezve nje ane tjeter te Shqiperise.
“Deshirojme t’u tregojme qytetareve gjermane se Shqiperia nuk eshte ashtu siç e perfytyrojne disa prej tyre, e pasigurise dhe krimit, por eshte vendi i natyres se bukur dhe i njerezve miqesore. Dduke marre shkas nga ky udhetim, Bavaria TV dhe Radio Bavaria do te ndertojne nje cikel reportazhesh nga Saranda, qe na thone se eshte kryeqytet i turizmit shqiptar”, thotë Baeucker.
Udhëtimi turistik dhe sportiv i 400 shtetasve gjermane ka patur edhe interesin e veçantë të kryetarit të bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa. Ne pershendetjen e vet drejtuar grupit prej 400 turiste gjermane, ai ka shprehur mirenjohje per organizatoret, mes te cileve eshte edhe nje emigrante shqiptare me banim ne Gjermani. Cipa i ka ftuar te vijne serish ne Sarande, pasi nje dite eshte gjithnje e pamjaftueshme per te marre kenaqesite dhe shijen e Sarandes, e cila, eshte mikpritese dhe joshese ne çdo stine te vitit.
Top Channel