Zuckerberg nuk shet më aksionet e FB

05/09/2012 04:00

Mark Zuckerberg tha se ai nuk do të shesë më asnjë nga aksionet e tij të Facebook për të paktën një periudhë 1-vjecare, në përpjekje për të forcuar besimin e investitorëve.

Vendimi i tij erdhi pasi aksionet e Facebook-ut goditën të martën shifrën më të ulët që nga hedhja në treg me 17,55 $.

Zuckerberg zotëron rreth 444 milion aksione të Facebook plus një opsion për të nxjerrë 60 milionë të tjera.

Muajin e kaluar, Peter Thiel, një sipërmarrës kapitalist dhe një nga mbështetësit më të hershëm të Facebook shiti 20.1 milionë aksione.

Menjëherë pas njoftimit aksionet e Facebook u rritën me gati 2%.

Top Channel