Lajmet e këqija shkaktojnë traumë tek publiku

05/09/2012 13:35

Miliona persona ndjekin çdo ditë lajmet për të mësuar ngjarjet më të rëndësishme, por shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se pamjet e rënda të viktimave apo shpërthimeve kanë një ndikim të keq në shëndetin mendor të publikut.

Sipas kërkuesve amerikanë, ekspozimi i përsëritur ndaj imazheve menjëherë pas një sulmi terrorist apo pamjeve që vijnë nga zonat e luftës dëmtojnë shëndetin mendor në periudhën afatgjatë duke shkaktuar trauma.

Udhëheqësja e studimit, Roxane Cohen Silver, tha: “Nuk them që lajmet duhen censuruar, por mendoj se është e rëndësishme që publiku të dijë se shikimi i shpeshtë i pamjeve të dhunshme nuk është i mirë.”

Studiuesit kanë vëzhguar më shumë se 1 000 persona pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Kullat Binjake dhe gjatë luftës në Irak që nisi në vitin 2003. Ata që kishin parë më shumë se 4 orë në ditë lajme që flisnin për këto dy ngjarje shfaqën simptoma të stresit post-traumatik pas disa kohësh.

Silver shton: “Tani që këto pamje mund të arrijnë në një numër të madh personash nëpërmjet rrjeteve sociale dhe teknologjive të tjera, duhet të jemi të kujdesshëm për atë që shohim. Pamjet e godinave të përfshira nga flakët apo të ushtarëve të vrarë kanë pasoja.”

Top Channel