Ana romantike e Lojërave Paraolimpike

05/09/2012 12:40

Yohansson Nascimento, fitues i medaljes së artë në garën e 200 metrave në Lojërat Paralimpike, u bë protagonist më shumë për atë që bëri pas garës sesa për vetë faktin e shpalljes kampion.

Atleti, i cili nuk ka asnjë nga duart, theu edhe rekordin botëror, por kjo gjë doli në plan të dytë pasi gjatë xhiros së festimit Yohansson iu drejtua kameras më të afërt dhe i tregoi një letër.

“Thalita, do të martohesh me mua?”, shkruhej në këtë letër të atletit latin.

Ky propopzim bëri që televizioni brazilian ‘TV Sport’ të kontaktonte me Thalita-n dhe të merrte i pari përgjigjen që natyrisht ishte pozitive.

 

Top Channel