Zbulon abortin në “Facebook”, vret të dashurën

04/09/2012 16:55

Një ushtar britanik, në përgatitje për të shkuar në Afganistan, qëlloi për vdekje me thikë të dashurën e tij, pasi zbuloi se ajo kishte hequr fëmijën e tyre të palindur pa aprovimin e tij.

Rreshteri 25-vjeçar Ian Lowe deklaroi gjatë procesit në zhvillim, ditën e martë, se dhembja e zbulimit se mund të ishte bërë baba dhe se e dashura e kishte privuar pa i kërkuar kurrë mendim e shtyu që të kryente krimin.

Lajmin ai e mësoi pasi u fut vjedhurazi në llogarinë e viktimës Leanne McNuff, në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Më parë, bashkëmoshatarja i kishte komunikuar shtatzaninë e saj, por kishte vendosur të mos e frekuentonte më pasi nuk kishte më ndienja për babain e fëmijës së saj.

Sipas avokatit mbrojtës, në këtë moment ajo i kishte thënë se do ta lejonte të qëndronte me fëmijën pas lindjes, por jo si një familje dhe për këtë arsye nisi një konflikt, që përfundoi me abuzimin e viktimës dhe një vendim gjykate, që i ndalonte Lowe që t’i afrohej partneres së tij.

Megjithatë, dy javë më pas, kur 25-vjeçari hyri në llogarinë e McNuff, zbuloi se ajo kishte vendosur me kokën e saj që ndërkohë të kryente një abort dhe ky fakt e shtyu që të shpërthente me dhunë derën e banesës së saj dhe ta vriste me thikë.

Ditën e hënë, një tjetër çështje me në sfond një vrasje të ndodhur pas një konflikti adoleshentësh në të njëjtit rrjet shoqëror përfundoi në dyert e gjykatës në Holandë, duke ngritur gjithashtu një debat shoqëror mbi mundësitë për të vendosur kufizime të ndryshme të përdorimit të rrjeteve shoqërore.

Top Channel