Rio, projekt madhështor për Solar City Tower

04/09/2012 00:00

Lojrat Olimpike të Londrës sapo kanë përfunduar dhe menjëherë ka nisur
puna për evenimentin që do të zhvillohet pas 4 vitesh në Rio De
Zhaneiro.

Po përmendet gjithnjë e më shumë për ndërtime të reja që kanë lidhje me energjinë e pastër dhe një prej projekteve më kolosale është Solar City Tower. Projekti ka të bëjë me një kullë prej xhami, e lartë 105 metra, që ka edhe një kaskadë e dallueshme për të gjithë vizitorët që vijnë në Rio De Zhaneiro, si me rrugë ajrore ashtu dhe me atë detare.

Kulla do të ndërtohet në ishullin Kotonduba, përballë plazhit të Lopakabanës dhe ndër të tjerat do të ofrojë edhe shërbime të tjera. Celsi i këtij projekti është një impiant gjigant diellor për të furnizuar me energji elektrike parkun Olimpik dhe Rio De Zhaneiron. Panelet do të përdoren për të dërguar ujin e detit në serbator dhe vënë në punë turbinat gjatë mbrëmjes, që do të garantojë energji elektrike për të gjithë qytetin.

Solar City Tower do të ketë një hapësirë publike në një lartësi prej 60 metra. Këtu vizitorët do të kenë mundësi të shohin një amfiteatër, ndërkohë që uji i detit do të përdoret edhe për raste të veçanta si krijimi i një ujëvare që derdhet nga maja e kullës, që do të kthejë këtë ambient në një prej objekteve kryesore turistike.

Top Channel