“Historia jonë ka nisur krejt papritur. Kam qenë në vitin e tretë gjimnaz, 17 vjeç. Atëherë bëhej një shkëmbim nxënësish në Gjermani. Mua më ra fati të isha tek gjyshërit e Matiasit. Aty u njohëm bashkë. Herën e parë që më pa, shtangu. Ai ishte momenti që u dashurua me mua.”

Pasdite në TOp Channel sjell historinë e Jonës dhe Matiasit, një nga çiftet më të reja shqiptaro-gjermane. Edhe pse të rinj ata e ruajtën me fanatizëm lidhjen e tyre. Në vitin 2007, ashtu siç e do tradita, Matiasi erdhi në Shqipëri për të kërkuar zyrtarisht dorën e Jonës.

“Ishte dashuri me shikim të parë. E dija që ajo do të bëhej shoqja ime e jetës”, shprehet Matias.

Aktualisht jetojnë në Gjermani, por me mbërritjen e tyre në Tiranë filluan me organizimin e martesës.

“Kam zgjedhur tre fustane të bukur. Puna më e vështirë kaloi. Më pas nisëm kurset e kërcimit, ftesat etj.”, tregon Jona.

Por gjatë kohës kur zgjidhte fustanet, Jona e ka lënë djaloshin të presë. Ai nuk duhet ta shohë të veshur me fustan të bardhë para ceremonisë.

Kanë ide të qarta për gjithçka duan dhe çdo dëshirë vjen nga kujtimet e hershme të fëmijërisë së tyre.

“E kam ëndërruar ditën e martesës si çdo vajzë tjetër. Martesën në kishë gjithmonë e kam ëndërruar dhe po e realizoj më në fund”, deklaron Jona.

Edhe pse janë përpjekur të realizojnë çdo ëndërr thonë se diçka iu ka dalë jashtë çdo parashikimi.

“Në martesën time të ëndrrave nuk kisha përfshirë qenushin tonë Roko. Edhe për të kemi blerë kostum.

Roko dhe Matias nuk do të jenë të vetmit gjermanë në dasmë. Familja e vajzës do të presë krushq gjermanë.

“Do të vijnë prindërit e mi dhe njerëzit e ngushtë sepse fisin nuk e merrja do të gjithë”, thotë Matias.

Kanë bërë të lumtura familjet e tyre, janë pranë njëri-tjetrit dhe shpresojnë që gjithçka të shkojë mirë e dasmorët të kënaqen, por ata vetë janë duke pritur me padurim muajin e mjaltit.

Top Channel