Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Oligarkët rusë dhe sheikët arabë kanë njohur një rritje marramendëse të pasurisë së tyre në vitet e fundit. Rritja e pasurisë ka rritur mirëqënien e tyre dhe plotësimi i tekave qindra-milionë euroshe është bërë më i thjeshtë.
Ndër pasionet e miliarderëve janë edhe super-jahtet luksoze me porosi. Por kush janë 10 jahtet “monstër” në qarkullim? “Eclipse” i oligarkut rus, Roman Abramovich qëndron në vend të parë dhe pas tij vijnë me radhë jahtet luksoze të sheikëve arabë.
“Eclipse” është i gjatë 163 metra dhe mendohet se i ka kushtuar pronarit të Chelsea-t mbi 300 milion euro.

Në vendin e dytë renditet super-jahti “Al Said Larssen”, 155 metra i gjatë dhe në pronësi të sulltanit të Arabisë Saudite, Abdul Aziz.

Vendi i tretë, i katër dhe i pestë shkon për tre super-jahte të familjes së sheikut të Katarit Hamad Bin Jaber Al Thani, njëkohësisht kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i vendit.
Në vendin e gjashtë renditet “Salamal”, 150 metra i gjatë, sërish në pronësi të sheikëve arabë.

Vendi i shtatë shkon për jahtin e familjes mbretërore saudite, “Prince Abdulaziz”, 147 metra i gjatë.

I teti radhitet “Rising Sun” në pronësi të Larry Ellison i “Oracle” e që ka kushtuar diku tek 200 milion euro.

Në vendin e nëntë radhitet një prodhim italian, “Serena di Fincantieri”. Ende në kërkim të një pronari.

Top 10 e super-jahteve mbyllet me “Abu Dhabi Swift”, 141 metra i gjatë dhe në pronësi të emirit arab.
E përbashkëta e këtyre jahteve: 9 prej tyre qarkulluan në Mesdhe gjatë pushimeve verore.
Top Channel