2-vjeçari që nuk ka frikë nga gjarpri

03/09/2012 10:00

Charlie Parker është një djalë 2-vjeçar që nuk ka aspak frikë të qëndrojë ballë për ballë me një gjarpër 2.5 metra të gjatë.

Vogëlushi australian madje luan me boan vdekjeprurëse duke pasur një të ardhme të siguruar si zbutës kafshësh. 2-vjeçari vjen nga një familje që adhuron kafshët e rrezikshme.

Greg Parker, babai i fëmijës, është shumë krenar për të birin: “Jam i habitur nga talenti i tij natyral për tu marrë me kafshët. Është diçka e jashtëzakonshme kur e sheh. Nuk ka aspak frikë dhe e pabesueshmja është se di si të sillet me kafshë të ndryshme.”

“Kurrë nuk e kemi shtyrë, thjesht i pëlqejnë shumë gjarpërinjtë dhe krokodilët”, shprehet Greg.

Top Channel