Nd/piloti ngatërron butonin, avioni në pikiatë

31/08/2012 00:00

Kërkoi të shtypte butonin që hapte derën e kabinës së pilotimit, por gabimisht shtypi një buton të kontrollit të avionit, e për pak rrezikoi tragjedinë.

Ngjarja daton më 6 shtator të vitit të kaluar, kur një avion që kryente linjat brenda Japonisë, e 117 pasagjerë në bord, krejt papritur u lëshua pikiatë në drejt Tokës dhe brenda 30 sekondave humbug plot 2 mijë metra lartësi.

Tragjedia u shmang nga piloti që pasi kuptoi ç’kishte ndodhur, riktheu në gjendjen fillestare avionin. Mjeti mbërriti në Tokio, ku disa pasagjerë iu drejtuan menjëherë spitaleve për të mjekuar dëmtimet e lehta që morën nga aventuara e pakëndëshme.

Mungesë profesionalizmi e ndihmës/pilotit apo gabim njerëzor, kjo s’ka rëndësi, nëse avioni do të ishte përplasur në tokë, rezultati do të ishte i njëjtë: tragjedi.

Top Channel