Rrezikon jetën pasi poston veten tek e dashura

29/08/2012 17:35

Një i ri i dashuruar vendosi të befasonte partneren e tij duke postuar veten në shtëpinë e saj brenda një pakoje.

Megjithatë, shakaja për pak i kushtoi jetën, pasi një ngatërresë në adresë bëri që kutia të mbërrinte në destinacion me tre orë vonesë, kohë gjatë së cilës i riu rrezikoi të asfiksohej.

Hu Seng, nga qyteti i Çongqingut, në Kinën jugore, i kërkoi një miku që të izolonte kutinë, pa bërë vrima për ajrin, përpara se të paguante për transportin postar.

Postierët, pa dyshuar se brenda mund të kishte një njeri, patën nevojë për tre orë për të dërguar pakon në destinacion, nga 30 minuta që duhet të merrte kjo procedurë, për shkak të një ngatërrese.

Si rrjedhojë e mungesës së ajrit, i riu u përpoq disa herë të dilte dhe të sinjalizonte që ndodhej brenda pakos, por askush nuk e dëgjoi deri në momentin kur e dashura e gjeti në grahmat e fundit të jetës brenda pakos.

I riu u rikuperua brenda pak minutash nga asfiksia e tij, ndërsa shërbimet postare paralajmëruan që askush të mos e provojë këtë çmenduri, pasi edhe në rastin e transportit të kafshëve duhet të përdoren transportues të posaçëm dhe jo kuti të zakonshme.

Top Channel