Këshilli i Ministrave miraton në parim marrëveshjen Shqipëri-RMV për pikat e përbashkëta kufitare, zbatimi do të fillojë nga Qafë Thana
Në Gjirokastër është arrestuar shtetasi Mihal Koroni, me akuzën se ka
ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij për ta
detyruar atë të shfrytëzohej si prostitutë.
Bashkeshortja e tij e paditi, se duke perdorur dhunen dhe presionin se do bente publike disa video pornografike, bashkeshorti i kerkonte te behej prostitute.
Policia pas arrestimit sekuestroi edhe materialet filmike. Prej 4 muajsh çifti nuk jetonte me bashke dhe ishin ne prag te divorcit.
Durrës, 60 vjeç prostitutë
Policia e Durrësit ka arrestuar në fillim të kësaj jave dy 60-vjeçarë dhe po heton në gjendje të lirë pesë persona të tjerë nën akuzën e prostitucionit në rrethana rënduese.
Të ndaluarit janë shtetasit Nadmir Mehmeti, 60 vjeç, i cili bashkëjetonte me shtetasen me iniciale L.V. e së njëjtës moshë. I ndaluari e shfrytëzonte 60-vjeçaren për prostitucion, duke siguruar edhe klientelën.
Nën akuzë në gjendje të lire janë edhe 5 persona të moshës nga 50 deri në 70 vjeç, që paguanin shuma nga 200 deri në 500 lekë për të kryer marrëdhënie seksuale. Ata ndodheshin në banesë kur u kapën nga policia.
Top Channel