“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante…
Bashkëshortët e personave që kanë pësuar atak në zemër vuajnë nga depresioni e ankthi edhe kur partnerët e tyre mbijetojnë.
Sipas një kërkimi shkencor danez, një vit pas atakut në zemër, mundësitë për vuajtjen e depresionit tek bashkëshorti rriten me tre herë.
Një eksperte u shpreh për BBC: “Një atak në zemër ndikon në të gjithë familjen dhe ky studim nënvizon rëndësinë e përkujdesjes që duhet treguar ndaj partnerëve të atyre personave që kanë vuajtur një infarkt.”
“Ky është studimi i parë që i drejtohet shëndetit të bashkëshortëve të atyre që pësojnë infarkte. Nëse partenri yt vdes, ti nuk ke kohë të përgatitesh psikologjikisht për humbjen”, shtoi ajo.
Nga studimi doli se meshkujt rrezikohen më shumë se femrat nga depresioni pas një ataku kardiak që pësojnë bashkëshortet e tyre.
Top Channel