Një mi shëtit i pashqetësuar në një kopsht në prani të pesë maceve. Në një video që po bën xhiron në internet tregohet se si miu trim, jo vetëm që nuk trembet nga macet, por përkundrazi, i tremb ato.

Gjatë qarkullimit njëra prej maceve merr guximin për të sulmuar e para miun. Por ky i fundit kundërpërgjigjet, duke iu vërsulur “me trimëri”. Nuk ndalet me kaq, më pas vazhdon rrugëtimin e tij duke u prishur rehatinë edhe katër maceve të tjera.

Macja që sulmoi e para këmbëngul dhe rikthehet “të sulmojë”, por miu sërish kundërpërgjigjet, e në fund pesë felinët dorëzohen  dhe miu largohet i pashqetësuar.

Top Channel