
Jarvez Hall, ish-lojtar i futbollit amerikan i Universitetit Oregon, ka arritur të humbë 127 kilogramë brenda një viti.
28-vjeçari peshon tashmë 120 kg nga 250 që peshonte para 12 muajsh. Kur nisi karrierën e tij sportive peshonte 136 kg. Kjo peshë sigurisht që nuk është normale, por për një lojtar futbolli amerikan nuk është shqetësuese.
“Kur nisa të shtoja gjithmonë e më shumë njerëzit më thonin se isha i gjatë dhe i fortë. Nuk e kisha aspak problem”, theksoi Hall në një program televiziv amerikan që merret me “shndërrimin” tërësor të tipave të tillë.
“Arrita gati 250 kg dhe e ndjeja vdekjen shumë pranë”, shton 28-vjeçari.
Falë një trajneri personal dhe stërvitjes specifike, tashmë Hall peshon “vetëm” 120 kg.
“Bota ime tashmë është shumë më ndryshe. I vlerësoj gjërat e vogla: mund të ulem pa problem në kinema ose në avion.”
Top Channel