Samsung, 4 miliardë $ në filialin e Teksasit

21/08/2012 00:00

Samsung Electronics do të investojë 4 miliardë dollarë në filialin e saj në Ostin të Teksasit, për të rritur prodhimin e qarqeve për smartphone, tableta dhe objekte të tjera elektronike.

Sipas një komunikate për shtyp të lëshuar nga vetë ndërmarrja, impianti i Ostinit do të jetë në gjendje të prodhojë në bazë të planit duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2013.

Impianti në fjalë është më i madhi i grupit jashtë territorit të Koresë së Jugut.

Top Channel